Turqia do të zotërojë centralin e 3-të të sigurt bërthamor

Turqia përparon me hapa të sigurta për të qenë një lidere në sektorin e energjetik, për të cila dita ditës rritet edhe kërkesa e konsumatorit.

Turqia do të zotërojë centralin e 3-të të sigurt bërthamor

Duke qenë se Parlamenti turk miratoi marrëveshjen tregtare për ndërtimin e centralit bërthamor në rrethin Sinop, Konsorciumi që përbëhet nga Kompanitë japoneze, franceze dhe turke, së shpejti do të themelojë një kompani përgjegjëse për ndërtimin dhe administrimin e centralit.

Deri në vitin 2028, do të vihen me radhë në veprim 4 njësi të centralit bërthamor në rrethin Sinop që gjendet në buzë të Detit të Zi në Turqi. 

Gjatë vizitës në 31 mars në Sllovaki, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan kishte treguar qëndrimin pozitiv ndaj centralit të tretë bërthamor duke thënë: “Në Turqi dita ditës rritet kërkesa për energji. Vendi ynë do të marrë masa siguruese për këtë”.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme