Takimi Çavusoglu-Schulz, në fokus anëtarësimi i Turqisë në BE

Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, po realizon në Ankara vizitën e parë pas zgjedhjes së tij për herë të dytë në këtë detyrë.

Takimi Çavusoglu-Schulz, në fokus anëtarësimi i Turqisë në BE

Në agjendën e politikanit gjerman janë kapitujt negociues, që planifikohet të hapen gjatë periudhës në vijim lidhur me procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE.

Kryeparlamentari evropian u prit në takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë nga shefi i këtij dikasteri, Mevlut Çavusoglu, i cili u shpreh i kënaqur për këtë vizitë.

Çavusoglu vuri theksin mbi domosdoshmërinë e hapjes së kapitujve të rinj në negociatat për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian dhe sërish mbi pritmën e Ankarasë për liberalizimin e vizave.

Përveç zhvillimeve të fundit në Qipro, Partneritetit Transatlantik për Tregti dhe Investim (TTIP), si dhe rinegociimit të Unionit Doganor, në rend të ditës u ngritën edhe ngjarjet e vitit 1915.

Stacioni i radhës së Kryetarit të PE-së ishte Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, ku Schulz u takua me bashkëkryetarin e partisë kurde (HDP), Selahattin Demirtas; nënkryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Oktay Vural dhe kryetarin e Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kiliçdaroglu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme