Turqia bën përpjekje për vendosjen e stabilitetit në Jemen

Ambasadori i Turqisë në Jemen, Fazli Çorman bëri një vlerësim të shkurtër në lidhje me “luftën për pushtet” në këtë vend

Turqia bën përpjekje për vendosjen e stabilitetit në Jemen

Ambasadori i Turqisë në Jemen, Fazli Çorman bëri një vlerësim të shkurtër në lidhje me “luftën për pushtet” siç e quajti ai dhe tha se ndërhyrja ushtarake është një problem, i cili i intereson gjithë rajonit

Çorman deklaroi se me fillimin e operacioneve të koalicionit “Stuhia e Vendosmërisë”, artileria e rëndë është vendosur pranë vendbanimeve dhe si rrjedhojë civilët janë hedhur në mesin e konfliktit. “Në këtë pikë grupet rivale duke qenë në mesin e civilëve sukseset apo dështimet e tyre mundohen të ja vënë pranisë së civilëve”.

Sistemi i tranzicionit tanimë ka përfunduar dhe gjendja e tanishme duke iu referuar atyre që ne shohim është kaotike dhe nuk mund të zgjidhet për një kohë të shkurtër.

Çorman duke folur mbi gjendjen politike para ndërhyrjes së koalicionit “Stuhia e Vendosmërisë”, i kryesuar nga Arabia Saudite tha se kriza politike ishte një opsion i pashmangshëm.

-Operacioni nuk po bëhet kundër Jemenit-

Çorman në lidhje me operacionin e koduar si “Stuhia e Vendosmërisë”, tha se ky operacion nuk bëhet kundër popullatës së Jemenit. por kundër Lëvizjes Nasrullah (Huthi). Ai në lidhje me një operacion të mundshëm tokësor tha se një gjë e tillë do të jetë e vështirë dhe se ekuilibrat mund të ndryshojnë për shkak të terrenit të vështirë dhe pranisë së sistemit të fiseve.

Çorman në vazhdim të fjalës së tij u shpreh ndër të tjera: “Jemenasit e jugut nuk kanë dëshirë të transferojnë problemet e jemenasve veriorë drejt tyre. Në këtë zona ekziston gjithmonë një shpirt kundërshtues. Mbi të gjitha në Jemen ka një sistem fisesh dhe njerëzit nuk jetojnë sipas sistemit tonë ku ka Prefekturë apo Bashki. Ajo që ka rëndësi në Jemen është se cilit fis i përkisni. Pjesëtarët e fiseve bëjnë gjithmonë atë që bën dhe thotë kryetari i fisit. Nëse do të kemi një fushatë ushtarake tokësore të koalicionit duhet të bisedojnë patjetër me kryetarët e këtyre fiseve”.

-Qëndrimi i Turqisë në rastin e Jemenit-

Ambasadori Çorman tha se Turqia ka mbështetur Jemenin në periudhën e tranzicionit. Në lidhje me këtë është marrë për bazë marrëveshja e nënshkruar nga vendet e Gjirit në vitin 2011. Ai theksoi se Turqia e ka mbështetur gjithmonë këtë pjesë të tranzicionit të cilën e përkrahnin edhe ndërkombëtarët si dhe OKB.

“Në Jemen përtej përfitimeve materiale kemi një prani shpirtërore. Jemenasit e shikojnë Turqinë si një burim shprese” thotë Çorman dhe shtoi më tej se zhvillimet në Turqi i shikojnë sikur të ndodhin në Jemen.

Çorman theksoi se Turqia mbështet stabilitetin në Jemen. Duke folur për operacionin ndaj Jemenit ai thotë se në vend të saj do të dëshironim të kishte investime për shkolla dhe në fushën e mjekësisë. “Për fat të keq kriza e brendshme politike çoi në një sulm të tillë. E shikojmë me keqardhje dhe jemi shumë të mërzitur që nuk kemi mundësi të parandalojmë atë që po ndodh”.

-Ndihma e Iranit ndaj Huthive-

Në lidhje me ndihmën e dhënë nga Irani ndaj Huthive, Çorman tha se kjo ka të bëjë me rrugën ideologjike dhe kjo rrugë bën që Irani të jetë afër tyre. Çorman tha se shumë zyrtarë të Iranit kanë bërë deklarata në formën e kënaqësisë për avancimin e Huthive.

Në Jemen vërehen disa shenja si shiizëm tha Çorman dhe shtoi se atje ekziston një sekt i cili njihet si Zedizëm. Sekt ky i cili ekziston në Jemen dhe është i afërm me Sunitët. Çorman në këtë kontekst tha se për këtë arsye në Jemen nuk ka pasur ndonjëherë përplasje mes sekteve. Por kohët e fundit Huthitë kanë ndikuar tek ky grup dhe përpiqen të përhapin sektin shii tek ta.

“Veshja e koalicionit me termin suni është një lëvizje e vetëdijshme për të treguar që kjo luftë është një luftë mes sekteve. Për mendimin tim kjo nuk është e drejtë. Nëse kjo merret si e tillë mund të ketë një ndikim shumë negative për të gjithë zonën. Ne si Turqi jemi munduar të jemi asnjanës në këtë mes dhe deri në momentin e fundit kemi qenë në kontakt edhe me Huthitë dhe me grupin e ish-Presidentit Ali Abdullah Salih”- u shpreh Ambasadori i Turqisë në Jemen, Fazli Çorman.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme