Fotoreporteri turk: Historia ime 40-ditore në ferrin e DAESH-it

Rreth një vit më parë, fotoreporteri turk, Bunyamin Aygun, mendoi se jetës së tij i kishte ardhur fundi, kur u mor peng nga organizata terroriste DAESH, duke qënë se kjo e fundit lajmëroi ekzekutimin e tij.

Fotoreporteri turk: Historia ime 40-ditore në ferrin e DAESH-it

Megjithatë, tani fotoreporteri turk është i lirë si pasojë e një mrekullie dhe rrëfen eksperiencën e tij të hidhur.

Ai për këtë çështje ka botuar dhe një libër me titullin "40 ditë në duart e DAESH-it", ku përshkruan qartazi jetën eLibri "40 ditë në duart e DAESH-it" tij të përditshme si i burgosur, marrëdhënien e tij me rrëmbyesit, ndërkohë që një vëmëndje të veçantë në libër ai i kushton presionit të paparë psikologjik, që grupi ekstremist u bënte luftëtarëve të tyre për t’i pasur ata nën kontroll.

"Nëse nuk do ta kisha shkruar këtë libër, atëherë do të ndihesha si një tradhëtar ndaj kolegëve të mi", bën me dije reporteri Aygun në një intervistë për shtyp, nga selia e gazetës "Milliyet", për të cilën ai punon duke iu referuar gazetarëve të tjerë të marrë peng nga terroristët, të cilët më pas janë ekzekutuar.

"Këto 40 ditë më janë dukur si 40 vjet", shtoi ai.

Ai ka marrë disa çmime duke qenë se ishte gazetari i parë, që kaloi kufirin sirian dhe arriti të raportojë luftën civile, që po shkatërron këtë vend që prej katër vitesh.

Më 25 nëntor të vitit 2013, misioni i tij u shndërrua në një mankth të vërtetë.

Sikur të mos mjaftonin vështirësitë, që ai kaloi së bashku me shefin e Ushtrisë së Lirë Siriane për t’iu bashkuar një njësie opozitare në qytetin e Salkinit; makina, me të cilën ata po udhëtonin, u ndalua nga 8 luftëtarë të DAESH-it.

Emri i tij dukej si emër hebre dhe prandaj rrëmbyesit patën dyshime, duke e akuzuar si një spiun me pagesë.

"Ne nuk arritëm të shihnim asgjë, ishim me sy të lidhur, por më kujtohet që ata na bënin vazhdimisht pyetje, nëse pinim apo jo alkol, për kë punonim, kërkonin emra", shtoi gazetari turk.

"Të presësh nga momenti në moment mënyrën sesi do të ekzekutohesh, kjo ishte tortura më e tmerrshme", theksoi ai.

Një ditë, një nga rojet e qelisë, të cilin reporteri e kishte simpatizuar dhe kishte nofkënBunyamin Aygun, peng i DAESH-it "Dayi" (xhaxhai), e njoftoi se ai ishte i dënuar me vdekje.

"Ngrihu, falu për veten dhe pendohu për të gjitha mëkatet që ke bërë, nesër ti do të ekzekutohesh", më tha ai.

"M’u errësuan sytë, filloi të më shfaqej gjithë jeta para syve, sa herë mbyllja sytë imagjinoja vdekjen, isha duke pritur vdekjen time kjo ishte tortura më e keqe", kujton ai duke iu dridhur zëri.

Ai mendonte se më mirë për të do të ishte të vdiste nga një plumb, sesa nga një prerje e kokës me shpatë.

Priti për tri ditë me rradhë, por asgjë.

Derisa një tjetër roje i qelisë i kishte treguar trupin e vdekur të Dayi-së, që kishte vdekur në detyrë, duke i thënë se dhe ai të njëjtin fat do të kishte.

Po, gazetari turk mbeti dhe disa ditë të tjera vetëm në qeli, aq sa po habitej dhe po mendonte nëse ata do ta linin të vdiste urie, apo do ta ekzekutonin ashtu siç e kishin paralajmëruar.

Pas 40 ditëve burg, ai u lirua më në fund si rezultat i përpjekjeve të shërbimit sekret turk.Bunyamin Aygun takohet me familjen

Dhe pse tani ka kaluar një vit që prej kësaj ngjarjeje, ai arrin të kujtojë si sot ato ditë robërie.

Mirëpo ai shpreson se një ditë do të rikthehet sërish në Siri për të çuar deri në fund detyrën e tij si gazetar.

"Gjërat, që përjetova, më kanë prekur shumë thellë, por ato s’janë asgjë krahasuar me ekzekutimin brutal të shumë njerëzve deri më tani", theksoi reporteri turk.

Ai kujton këtu ekzekutimin e dy kolegëve të tij amerikanë, James Foley dhe Steve Sotloff, apo shumë pengjeve të tjerë anonimë, që janë vrarë brutalisht.

"Shkrimi i këtij libri ishte shumë i dhimbshëm për mua, më bëri të rikujtoja edhe një herë tjetër ato momente, por dhe ndjeva një lehtësim të madh", pohon Bunyamin Aygun.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme