THY filloi fluturimet për në Taipei

Kompania e Linjave Ajrore Turke, THY vazhdon me iniciativat e saj për tu hapur në drejtim Lindjes së Largët

222302
THY filloi fluturimet për në Taipei

Kompania e Linjave Ajrore Turke, THY, e cila hapi linja të reja të fluturimit për në Afrikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Amerikën Latine, vazhdon me iniciativat e saj për tu hapur në drejtim Lindjes së Largët.

Destinacioni i 265-të i fluturimeve në 109 vende të Linjave Ajrore Turke është kryeqyteti Taipei i Tajvanit.

Pasagjerët e fluturimit të parë në Taipei u pritën me lule në aeroportin e këtij qyteti.

Pas prerjes së shiritit të përurimit u fillua me ceremoninë e organizuar të vallëzimit të dragoit dhe shfaqjes së daulleve.

Autoritetet vendore shprehën kënaqësinë nga hapja e linjës së fluturimit të Linjave Ajrore Turke në drejtim të Tajvanit që është destinacioni më i skajshëm i Lindjes së Largët.

Zv/drejtori i Linjave Ajrore Turke, Ahmet Olmustur, ka thënë se kompania që ai drejton me një flotë të përbërë prej 265 avionëve organizon fluturime në 265 destinacione të ndryshme.

Linjat Ajrore Turke çdo ditë do të organizojnë fluturime për në Taipei.

Pas Taipeit, kjo kompani filloi edhe me fluturime për në kryeqytetin Manila të Filipineve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme