Ndahen çmimet e Konkursit Ndërkombëtar Zoom

Me një ceremoni të organizuar u bë ndarja e çmimeve të edicionit të 20-të të Konkursit Ndërkombëtar Zoom për pamjet më të mira të lajmeve të vitit

Ndahen çmimet e Konkursit Ndërkombëtar Zoom

Me një ceremoni të organizuar u bë ndarja e çmimeve të edicionit të 20-të të Konkursit Ndërkombëtar Zoom për pamjet më të mira të lajmeve të vitit.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ministri i Rinisë dhe Sporitit, Akif Çagatay Kiliç dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit publik të Turqisë, TRT, Senol Goka.

Në konkurs morën pjesë gjithsej 86 punime.

Çmimi i posaçëm “Cingiz Mustafayev”, një gazetarë i cili bëri prezantimin e masakrës së Hocalis në botë dhe që humbi jetën në detyrë, iu nda Agjencisë Anadolli, AA, për veprën e quajtur “Minatori i Mjerë”.

Kameramanit të AA-së, çmimin e dorëzoi Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ministri i Rinisë dhe Sporitit, Akif Çagatay Kiliç.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri Ahmet Davutoglu, dërguan mesazhe urimi kameramanëve të lajmeve të cilët u nominuan dhe fituan çmime në këtë konkurs.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme