Erdogan: Sllovakia vend negociator për anëtarësimin e Turqisë

Erdogan duke i uruar suksese që tani, shprehu besimin se Sllovakia do të përshpejtojë procesin e negociatave, i cili herë herë arriti në pikën e ngërçit

Erdogan: Sllovakia vend negociator për anëtarësimin e Turqisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se Sllovakia është një vend negociator për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe se në periudhën e dytë të 2016 ajo do të marrë presidencën e BE-së deklaroi se "duke i uruar suksese që tani, besoj se Sllovakia do të përshpejtojë këtë proces i cili herë herë arriti në pikën e ngërçit".

Erdoğan pas takimit bilateral dhe ndërmjet delegacioneve në Pallatin Presidencial mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin sllovak, Andrej Kiska.

Duke e cilësuar Sllovakinë si "mike dhe aleate" Presidenti Erdogan ka pohuar se kjo është vizita e tij e parë në cilësinë e presidentit dhe ka shprehur falënderime për mikpritjen duke iu drejtuar Presidentit Kiska me shprehjen "mik i dashur".

Presidenti turk u shpreh se në bisedimet dypalëshe me presidentin sllovak Kiska ata diskutuan një sërë çështjesh dhe ka theksuar më tej se në takimet ndërmjet delegacioneve kanë biseduar në tërësi çështjet politike, ushtarake, ekonomike, tregtare dhe kulturore.

Erdogan ka theksuar më tej duke shprehur se: "Faktikisht bisedimet tona na dhanë mundësinë të testojmë, të rishikojmë vendimet e marra në proceset e mëparshme që kemi patur në nivel ministror dhe në nivel kryeministror gjatë vizitave të mia në vitin 2013 dhe në të njëjtën kohë të shikojmë dhe të vlerësojmë mundësitë se çfarë mund të bëjmë në lidhje me të ardhmen".

Presidenti Erdogan pas takimit me Kryeministrin sllovak, Robert Fico bëri të ditur se do të marr pjesë së bashku me Presidentin Kiska në forumin e biznesit Turqi-Sllovaki ku do të mbajë një fjalim drejtuar biznesmenëve turq dhe sllovakë.

"Në vitin 2013 patëm përcaktuar një objektiv për ta ngritur vëllimin e tregtisë së jashtme në 5 miliardë dollarë. Në fund të vitit 2014 kemi arritur në pikën 1.4 miliardë dollarë. Unë besoj se do ta arrijmë objektivin tonë, por për këtë duhet të punojmë edhe pak më shumë. Sidomos duke patur në plan të parë sektorin e energjisë dhe të mbrojtjes të cila janë sektorë me potenciale të rëndësishëm. Edhe fushat e shkencës, teknologjisë, kërkimit dhe zhvillimit mund të konsiderohen si fusha të tjera. Shpresoj që në muajin maj në Stamboll të hedhim hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Turizmi gjithashtu përbën një potencial serioz. Pasi mes dy vendeve nuk zbatojmë viza në vitin 2014 kemi patur 137 mijë miq qytetarë sllovakë të cilët kanë vizituar Turqinë, ndërsa në momentin kur BE-ja të heqë vizat për Turqinë, e cila është në pozitën e një vendi negociator, unë besoj se do të rritet numri i turqve që do të vizitojnë Sllovakinë".

- Katërshja Vishegrad

Erdogan duke falënderuar popullin sllovak për interesin e treguar, tha se është ditëve që u lanë pas është përkujtuar 100-vjetori i Luftës së Parë Botërore, ndërsa shtoi se: "Ne kemi bashkëkombasit tanë të cilët kanë humbur jetën gjatë kësaj lufte. Për dëshmorët tanë të rënë në këto troje ne dëshirojmë të ndërtojmë një varreza të dëshmorëve turq në Sllovaki. Gjithashtu na lumturoi fakti kur dëgjuam nga Kiska për hapat e hedhura në këtë drejtim. Kjo në të njëjtën kohë do të jetë shenjë e përhershme e miqësisë mes dy popujve tanë. I falënderoj nga zemra miqtë tanë sllovakë për mbështetjen e dhënë ndaj këtij projekti”.

Kreu i shtetit turk duke theksuar se mes Turqisë dhe Sllovakisë qëndron edhe bashkëpunimi në nivel ndërkombëtarë ai tha se "në fushën e politikës, mbështetja që ata kanë dhënë ndaj nesh në BE është mbi çdo vlerësim të bërë".

Erdogan gjithashtu ka theksuar se si dy vende anëtarë të NATO-s, ata hedhin hapa të përbashkët në çështjet që kanë lidhje me sigurinë globale dhe rajonale, ndërsa vijoi "duke shprehur falënderimet, qoftë për bashkëpunimin në NATO, qoftë edhe për qëndrimin parimor të Sllovakisë në BE. Dua të theksoj se ne kemi një ndjeshmëri të rëndësishme për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi". Erdogan duke u shprehur më tej se Sllovakia do të marrë presidencën e BE-së në periudhën e dytë të 2016, theksoi se beson se ajo do ta përshpejtojë këtë proces.

Presidenti Erdogan ka shtuar më tej se: "jemi duke ndjekur nga afër aktivitetet e Sllovakisë në Katërshen Vishegrad ndërkohë që do të marrë përsipër Presidencën. Ne i japim rëndësi të madhe në këtë pikë Katërshes Vishegrad dhe takimit të Ministrisë së Jashtme të Turqisë që do të mbahet në muajin maj në vendin tonë. Do të përcaktohen propozime konkrete sidomos për bashkëpunimin që mund të bëjmë veçanërisht për Ballkanin. Unë besoj se Katërshja Vishegrad ka një fuqi vendimtare në rajon. Domethënë se Sllovakia, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Turqia së bashku mund të bëjnë shumë gjëra".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme