Davutollu: Ekonomia turke do të vazhdojë të rritet

“Shifrat janë pak prapa objektivave, por ndërkohë që ekonomia botërore tkurret, Turqia do të vazhdojë të rritet”, tha Kryeministri Ahmet Davutollu në fjalën drejtuar grupit parlamentar.

Davutollu: Ekonomia turke do të vazhdojë të rritet

Kryeministri Ahmet Davutollu shifrat e rritjes ekonomike i vlerësoi gjatë fjalës që mbajti në mbledhjen e grupit parlamentar.

"Sot u publikuan shifrat e rritjes ekonomike. Po është e drejtë që Turqia në vitin 2014 është rritur me 2,9%, më pak se sa objektivi që i kishim vendosur vetes. Por nuk duhet harruar që në zonën e euros rritja ekonomike është 0,8%. Pra ne jemi rritur afërsisht 3,5-4 herë më shumë. Në Amerikën Latine rritja vjetore është 1,3%. Për shkak të thatësirës vitin e kaluar rritja në bujqësi mbeti prapa parashikimeve, por ekonomia turke do të vazhdojë të shënojë rritje, ndërkohë që ekonomia botërore po zvogëlohet”, tha shefi i qeverisë së Ankarasë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme