Turqia do të mbështesë zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan gjatë vizitës që i bëri të hënën Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, premtoi se "Turqia do të vazhdoj ta përkrahë zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së".

Turqia do të mbështesë zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, të hënën ka pritur në takim Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, të shoqëruar nga atasheu ushtarak, koloneli Hasan Aydogdu dhe këshilltari ushtarak i komandantit të FSK-së, kolonelin Gultekin Yarali.

Gjatë takimit, gjenerallejtënant Rama e njoftoj ambasadoren Ozan mbi proceset në FSK, trajnimet, shkollimet dhe stërvitjet që zhvillohen sipas planeve vjetore dhe njëherësh u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit ndërmjet të FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Komandanti i FSK-së falënderoi Ambasadoren Ozan për ndihmën e pakursyer që po jep Ministria e Mbrojtjes dhe Republika e Turqisë, në këtë fushë dhe u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit edhe më të mirë bilateral ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Nga ana e saj, Ambasadorja Ozan i uroi gjenerallejtënant Rrahman Ramës, gradimin si dhe emërimin në detyrën e komandantit të FSK-së.

Po ashtu, Ambasadorja e Turqisë në Kosovë ka siguruar gjenerallejtënant Ramën se bashkëpunimi ndërmjet të FSK-së dhe Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet të njëjtë edhe në të ardhmen, në fushat me interes të përbashkët. Ajo theksoi se edhe në të ardhmen,Turqia do të vazhdojë ta mbështesë dhe përkrahë zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.

Kjo është vizita e parë e Ambasadores së Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, bërë FSK-së, prej se gjenerallejtënant Rrahman Rama është emëruar Komandanti i Forcës së sigurisë së Kosovës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme