Serbi i arrestuar në Antalja transferohet në burgun Metris

Dushko Dabetiç i dyshuar për krime lufte gjatë luftës së Bosnjës është transferuar në burgun Metris të Stambollit

Serbi i arrestuar në Antalja transferohet në burgun Metris

Dushko Dabetiç i akuzuar për krime lufte dhe që kërkohet me buletin nga ana e Bosnje-Hercegovinës, u arrestua në Antalja të Turqisë dhe u dërgua në burgun Metris të Stambollit.

Ndërkohë bëhet e ditur se vazhdon edhe procesi i kthimit të Dabetiçit në Bosnje-Hercegovinë.

Gjatë një kontrolli rutin të kartës së identitetit dhe pasaportës në aeroportin e Antaljas ishte kapur një person me dokumente të falsifikuara, i cili dëshironte të kalonte nga Antalja për në Stamboll.

Gjatë hetimit të bërë ishte vërtetuar se personi, i cili përdorte pasaportën e falsifikuar, ishte krimineli serb i luftës, Dushko Dabetiç që kërkohej me buletin në mbarë botën.

Pas procedurës paraprake të kryer në polici, Dabetiç u dërgua në Gjykatën e Antaljas e cila vendosi që ai të arrestohet.

Gjykata e 2-të Penale e Antaljas gjithashtu vendosi që Dabetiç të ekstradohet në Bosnje-Hercegovinë.

Ndërkaq me qëllim të fillimit të procedurës së kthimit të Dabetiçit në Bosnje, ai më 24 mars u transferua në burgun Metris të Stambollit.

Ndërkohë krimineli serb i luftës, Vojislav Sheshel, i cili ishte liruar përkohësisht nga Haga për shkak të sëmundjes, refuzon të kthehet në Hagë.

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavinë, bëri të ditur se Shesheli ka bërë shkeljen e lirimit me kusht.

Pritet që gjykata në fjalë të kërkoi nga udhëheqja e Serbisë, ekstradimin e Sheshelit.

Në gjykimin që zhvillohet ndaj Sheshelit kërkohet një dënim prej 28 vjetësh burgim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme