Muçaj: Një Turqi e fuqishme do të thotë Ballkan i fuqishëm

Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Genci Muçaj tha se fuqizimi i Turqisë do të ketë efekte pozitive edhe në Ballkan, dhe stabiliteti në rajon do të rritet edhe më shumë.

Muçaj: Një Turqi e fuqishme do të thotë Ballkan i fuqishëm

Rritja dhe zhvillimi i Turqisë në kuptimin ekonomik dhe politik ka rëndësi edhe për Ballkanin, u shpreh Ambasadori Muçaj.

Turqia është një vend shumë i rëndësishëm për Ballkanin, nënvizoi Muçaj dhe shtoi: “Një Turqi e fuqishme do të thotë Shqipëri e fuqishme, Kosovë e fuqishme, Maqedoni e fuqishme, pra do të thotë një Ballkan i fuqishëm”.genci muçaj

“Të ardhurit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria dhe vendet e tjera në Ballkanit nuk kanë pasur probleme me integrimin në Turqi, ata e kanë ndjerë veten si në shtëpinë e tyre dhe kanë bërë përpjekjet e mundshme për zhvillimin e Turqisë”, u shpreh Ambasadori Muçaj.

Qeveria e Shqipërisë dhe të shqiptarët në botë e shikojnë Turqinë si një mik, madje vëlla shumë të afërt, cilësoi Muçaj duke shtuar se “suksesi i madh dhe fuqizimi i Turqisë i gëzon së tepërmi shqiptarët”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme