Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqi – Rindërtohet sinagoga më e madhe

Sinagoga që ndodhet në Edirne, sinagoga më e madhe e Turqisë dhe e treta e Evropës, është restauruar në përshtatje me origjinalin nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve.

Turqi – Rindërtohet sinagoga më e madhe

Ceremonia e përurimit do të mbahet nesër dhe pritet që në të marrin pjesë Zv.kryeministri Bylent Arinç (Bülent Arınç) dhe Ministri i Shëndetësisë Mehmet Myezinollu (Mehmet Müezzinoğlu).

Kryetari i Komunitetit Hebre të Turqisë Ishak Ibrahimzadeh në një dalje publike falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve për restaurimin e sinagogës.

Ibrahimzade tha se restaurimi ka gëzuar pa masë edhe komunitetin çifut.

Punimet për rikthimin e sinagogës në origjinalitet zgjatën 4 vjet dhe për përfundimin e restaurimit u harxhuan 5 milionë e 750 mijë Lira Turke (afërsisht 2 milionë e 245 mijë dollarë).

Sinagogu i Madh, një nga faltoret e rëndësishme për hebrenjtë e Edirnesë, të cilët kanë edhe një komunitet të konsiderueshëm për nga numri i besimtarëve, ishte ndërtuar me urdhër të Abdylhamitit në vend të 13 sinagogave të ndara, të cilat ishin zhdukur në fatkeqësinë e vitit 1905, e njohur si “zjarri i madh”, dhe ishte rihapur për besimtarët në vitin 1907.

Arkitekti francez France Depre, i cili kishte bërë edhe projektin e veprës, si shembull kishte marrë Sinagogën e Vjenës. Por me kalimin e viteve një pjesë e madhe e faltores ishte prishur.

Hebrenjtë sefardik dhe komunitetet e tjera çifute që u strehuan në Shtetin Osman në atë kohë krijuan lagjet e tyre në Edirne. Rreth 20 mijë hebre u vendosën në qytetin e Edirnesë dhe përreth saj.

Me kalimin e viteve hebrenjtë filluan të largohen nga qyteti dhe sinagoga ka qenë përdorur deri në vitin 1983. Kur mbeti pa besimtarë sinagoga u rrënua vetvetiu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme