TRT hap radio të reja për metropolet

Në qytetet kryesore të Turqisë kanë nisur transmetimet radiofonike të TRT Kent Radyo, të cilat do të sjellin një koncept të ri tek qytetarët për radion.

TRT hap radio të reja për metropolet

Radio të reja nga TRT...

Radiot e qyteteve “Kent FM” filluan transmetimet në Stamboll, Ankara dhe Izmir. Radio TRT Kent do të japë emisione veçanërisht për dëgjuesit e qytetit nga ku bëhet transmetimi dhe me anë të programeve radiofonike do të “masë pulsin” e atij qyteti.

TRT projektin e kishte nisur sloganin “Dëgjo zërin e qytetit, dëgjo zërin tënd”. Me anë të këtij projekti TRT synon të pasqyrojë qytetin tek dëgjuesit. 3 radiot e veçanta të qytetit filluan me sukses transmetimet e para të tyre.

Ceremonia e prezantimit të radiove të qytetit, që momentalisht bëjnë transmetime në metropolet Stamboll, Ankara dhe Izmir, u zhvillua në Shtëpinë e Radios në Stamboll.

Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të ndryshme nga fusha e artit dhe sportit. Këngëtarët e TRT-së si dhe këngëtarët që do të përgatisin dhe drejtojnë emisione në këto radio dhanë edhe një koncert për të pranishmit.

Ceremonia e prezantimit, u transmetua drejtpërsëdrejti edhe në kanalin televiziv TRT Müzik dhe në radiot në fjalë.

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, senol gokaSenol Goka, tha se në metropolet që kanë ndryshuar çehren do të sjellin një botëkuptim të ri për radion në përshtatje me ndryshimet.

“Transmetuesit publikë në të njëjtën kohë janë edhe udhëheqës të opinionit. Ata janë të detyruar të përcjellin kulturën. Për këtë arsye është e rëndësishme dhe parësore që të transmetojnë muzikën popullore turke, muzikën klasike pa lënë pas xhazin apo rryma të tjera të muzikës. Për këtë arsye le ta ndërmarrim ne këtë detyrë. Ne menduam të bëjmë një transmetim origjinal, veçanërisht nëpër metropole. Ne përzgjodhëm Stambollin, Ankaranë, Izmirin por shpresojmë që projekti të shtrihet edhe në qytete të tjera” sqaroi Goka.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme