Davutollu bisedon me homologun irakian për DAESH

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka realizuar një bisedë telefonike me homologun irakian, Haidar al-Ibadi, në lidhje me gjendjen e sigurisë në Irak dhe luftën kundër DAESH-it.

279169
Davutollu bisedon me homologun irakian për DAESH

Siç bën të ditur një burim pranë Kryeministrisë së Republikës së Turqisë, biseda telefonike është zhvilluar me kërkesë të palës irakiane.

Shefi i qeverisë qendrore të Irakut, Haidar al-Ibadi, e ka informuar Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, në lidhje me gjendjen e sigurisë në vendin e tij.

Ndërsa kreu Ankarasë zyrtare ka vënë theksin mbi mbështetjen e Turqisë në luftën kundër kërcënimeve ndaj sigurisë, unitetit dhe integritetit territorial të Irakut.

Davutoglu ka nënvizuar gjithashtu se në luftën kundër DAESH-it duhet të përfitohet edhe nga mbështetja e popullatës, që jeton në zonat e kontrolluara nga organizata terroriste.

Një tjetër çështje e rëndësishme, mbi të cilën është tërhequr vëmendja gjatë bisedës telefonike në fjalë, ishte mbrojtja e civilëve në zonat e çliruara nga DAESH-i dhe parandalimi i zhvillimeve, që do të krijonin terren të përshtatshëm për divergjenca, përçarje dhe shkelje ligjore.

Kryeministri irakian ka vënë në pah se qeveria e tij është e vetëdijshme për rëndësinë e çështjeve të piketuara nga homologu turk dhe ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e saj të vazhdueshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme