Turqia partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorit

Ministri turk i Integrimi Evropian dhe Kryenogociatori, Volkan Bozkir, në Panelin me titull “Lufta kundër valës së re të terrorit” të zhvilluar në kuadër të Forumit Bruksel 2015, rikujtoi edhe një herë propozimet e Turqisë në lidhje me shqetësimet e sigurisë në Siri dhe kërcënimin e DAESH-it.

Turqia partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorit

Ai nënvizoi se nuk mund të merren rezultate vetëm duke bombarduar nga ajri dhe tha se është e domosdoshme që ti jepet ndihmë ushtarake opozitës dhe shpallja e një zone të ndaluar fluturimi.

Ministri turk nënvizoi se Turqi kritikohet në mënyrë të padrejtë në lidhje me luftëtarët e huaj që bashkohen me organizatën terroriste dhe shtoi: Është e vështirë që nga 39 milion turistë të përcaktohet se me çfarë qëllimesh vijnë në Turqi. Deri më tani kemi kthyer mbrapsht mbi 2 mijë të dyshuar, por është e rëndësishme që aleatët tanë Evropian të marrin masa në territoret e tyre dhe të zgjerojnë bashkëpunimin e informacionit me ne”.

Edhe Koordinatori i Bashkimit Evropian për Luftën Kundër Terrorit, Gilles de Kerchove, tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë.

 

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme