Erdogan dënoi sulmin terrorist në Tunizi

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dënoi ashpër sulmin e fundit terrorist në Tunizi dhe dërgoi mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave.

274234
 Erdogan dënoi sulmin terrorist në Tunizi

"Republika e Turqisë do të vazhdojë solidaritetin dhe bashkëpunimin maksimal me vëllezërit tunizian në luftën kundër terrorizmit, si dhe për të gjitha çështjet tjera", tha Erdogan në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Marrëdhënieve Publike të Presidencës.

Sulmi në Muzeun Bardo në Tunis shkaktoi vrasjen e 23 personave, në mesin e të cilëve 20 turistë, dy sulmuesit dhe një pjesëtarë i sigurisë. Përveç këtyre, 47 vetë u plagosën. Me vendim të Qeverisë së Tunizisë, janë rritur masat e sigurisë dhe të koordinimit midis të gjitha njësive mbrojtëse në vend është në nivelin më të lartë.

Duke iu referuar përpjekjeve për parandalimin e luftëtarëve të huaj në fushëbetejat në Siri dhe Irak, presidenti turk Erdogan tha se Turqia arreston dhe ekstradon të gjithë personat e tillë dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.

"Ekstradojmë persona të tillë dhe sa herë që na shfaqet një rast i tillë, ne do të bëjmë pjesën tonë, sepse kjo është obligim i yni dhe njerëzor," tha Erdogan, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë të marr Turqinë në pyetje, nëse paraprakisht nuk e njofton për raste të tilla të dyshuara .


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme