Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Vazhdon procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE

Bëhet fjalë që brenda 8 javëve të hapet edhe kapitulli i 17-të i negociatave

Vazhdon procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE

Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori turk, Volkan Bozkir ka thënë se Turqia përmbushi atë që i takon.

Ministri Bozkir në një prononcim të tij ka thënë se “Ka mundësi që të hapet për negociata kapitulli i ekonomisë dhe politikave financiare, pra kapitulli i 17-të. Në kushte normale është e mundur që kapitulli të hapet për negociata brenda 8 javëve dhe ne shpresojmë që ta hapim në periudhën e parë të këtij viti”.

Volkan Bozkir u pyet edhe në lidhje me kalimet ilegale të kufirit me Sirinë.

Në përgjigje të pyetjes ai tha se “Një numër i madh i evropianëve është në lëvizje për tu bashkëngjitur organizatave terroriste. Ne nuk kemi mundësi që çdo qytetar evropian që vjen në Turqi ta pyesim se ‘a jeni terrorist apo jo’. Pas shpjegimit të problemit tonë kohëve të fundit ka filluar një bashkëpunim mjaftë i mirë në këtë drejtim. Ne përpiqemi të parandalojmë hyrjen e këtyre personave në Turqi”.

I ndodhur në Konja për të marr pjesë në një mbledhje në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE, Ministri Bozkir vizitoi edhe tyrben e Mevlanas.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme