THY me linjë të re për Ahvaz të Iranit

Linjat Ajrore Turke, të cilat janë zgjedhur për kompani më të mirë të fluturimeve në Evropë, ka hapur një linjë të re të fluturimeve në Iran

THY me linjë të re për Ahvaz të Iranit

Linjat Ajrore Turke, të cilat janë zgjedhur për kompani më të mirë të fluturimeve në Evropë, ka hapur një linjë të re të fluturimeve në Iran.

Linjat Ajrore Turke do të fluturojnë në qytetin Ahvaz të Iranit.

Avioni i Linjave Ajrore Turke u nis nga aeroporti Ataturk në Stamboll dhe pas 3 orë fluturimi arriti në qytetin Ahvaz.

Delegacioni i përbërë nga udhëheqësit e kompanisë dhe biznesmenëve u pritën nga ana e kryetarit të bashkisë së Ahvazit dhe drejtuesve të aeroportit.

Zyrtarët turq dhe iranian gjatë ceremonisë së përurimit prenë së bashku shiritin e hapjes.

Linjat Ajrore Turke, e cila ka një rrjetë të madh të fluturimeve në botë, organizon fluturime në 263 rajone të ndryshme të 108 vendeve.

Kjo kompani e fluturimeve, e cila organizon fluturime për në Iran për 35 vjet resht, transporton 1,5 milionë pasagjerë për në këtë vend brenda një viti.

Ahvazi është qyteti i 7-të pas Teheranit, Shirazit, Mesh’hedit, Isfahanit, Tibrizit dhe Kirmanshahut në të cilin Linjat Ajrore Turke organizojnë fluturime.

Fluturimet për në Ahvaz do të organizohen ditëve të premte, të diel, të martë dhe mërkurë duke u nisur nga aeroporti Ataturk i Stambollit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme