Erdogan: Ne përgjigjet i japim me fakte

Presidenti Recep Tayyip Erdogan kritikoi fushatat kundër Turqisë në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

Erdogan: Ne përgjigjet i japim me fakte

Presidenti turk ripërsëriti thirrje ndaj Armenisë për hapjen e arkivave.

“Ejani, bujrun, arkivat tona, dokumentet ja ku i kemi. Ne kemi me qindra mijëra dokumente, miliona dokumente që i kemi stivuar. Ju sa dokumente keni? Nxirrini ti studiojmë. Le ti japim direktivë historianëve, punonjësve të arkivave, arkeologëve e juristëve. Le të vijnë e të punojnë mbi këto dokumente, çdo gjë e nxjerrim në shesh. Të vërtetën ta kërkojmë në këtë mënyrë” tha Presidenti Erdogan.

Ai tha se Armenia nuk do të fitojë asgjë nga fushatat e që do të bëjë kundër Turqisë me rrugë jo të drejta.

“E vërteta për të cilën kemi nevojë në këtë temë, nuk arrihet me vendimet që nxirren në senatet e vendeve të tjera apo me ato që shkruhen dhe që i detyrojnë të shkruajnë në media. E vërteta zë vend në këto arkiva, por thirrja jonë ka mbetur pa përgjigje. Pasi qëllimi nuk është gjetja e të vërtetës, qëllimi është sulmi dhe dëmi ndaj Turqisë. Në këtë çështje nuk ka asnjë llogari që nuk mund ta japim. Nëse do ti viheshim pas dhimbjeve që ka jetuar populli ynë gjatë 100-150 viteve të fundit, do të dilnin në shesh më shumë llogari për tu kërkuar nga Armenia dhe do të kishim shumë pyetje për ti drejtuar” tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme