Dje në Turqi u përkujtua 100-vjetori i Luftës së Çanakkalasë

Luftërat e njëpasnjëshme, më pas epidemitë e sëmundjeve ngjitëse dhe varfëria bënë që ushtria të lodhet dhe nuk e kishte moralin duhur

Dje në Turqi u përkujtua 100-vjetori i Luftës së Çanakkalasë

Dje në Turqi u përkujtua 100-vjetori i fitores së Luftës së Çanakkalasë, e cila ndryshoi historinë botërore.

Tani të kthehemi në vitin 1915... Luftërat e njëpasnjëshme, më pas epidemitë e sëmundjeve ngjitëse dhe varfëria. Ushtria ishte e lodhur dhe nuk e kishte moralin duhur. Ndërsa forcat e antantës ata i shikonin si një “kafshatë e lehtë për të kapërdirë”, por nuk doli ashtu. Çanakkalaja ishte e pakalueshme.

Njëra prej qyteteve më të rëndësishme të Luftës së Parë Botërore ishte Stambolli kryeqyteti i Perandorisë Osmane.

Marrja e Stambollit do të ndryshonte edhe fatin e luftës.

Padyshim se rruga për ta arritur këtë kalonte nëpërmjet Ngushticës së Çanakkalasë.

Dhe ja pra, forcat e antantës tentuan ta kalojnë këtë ngushticë.

Ata mendonin se do të mundin shumë lehtë mbrojtjen turke. Ndërkaq ushtria me të vërtet ishte shumë e dobët.

Trupat ishin kapluar nga epidemitë e ndryshme, ndërsa njësitë ishin të lodhura. Kishin probleme me pajisje ushtarake, por edhe forcat detare ishin të pamjaftueshme.

Përballë tyre forcat e antantës ishin në gjendje shumë më të mirë.

Ambasadori i SHBA-së në Stamboll në atë kohë shkroi kështu: “Suksesi i forcave detare të aleatëve është i pashmangshëm, ndërsa marrja e Stambollit do të bëhet brenda disa ditëve”.

Mirëpo populli turk nuk mendonte ashtu, sepse kryeqyteti i asaj kohe ishte nën një kërcënim të madh.

Për këtë arsye ata e mbron me çdo kusht Ngushticën e Çanakkalasë dhe mbajtën vendin në këmbë.

Rruga që shpie në zemër të vendit nuk mund të kalohej. Këtu ishte një gjë shumë e rëndësishme të cilën forcat aleate nuk e morën parasysh. Dhe ajo ishte se “territori i atdheut ishte nën mbikëqyrjen e popullit turk”.

Sulmi i parë filloi më 19 shkurt të vitit 1915 dhe pas kësaj u organizuan edhe sulme tjera më 25 dhe 27 shkurt.

Mirëpo forcat detare të antantës arritën që më 18 mars të hyjnë në Ngushticë.

Ushtria turke sado që kishte mundësitë e kufizuara ajo ishte e përgatitur. Anija minuese, “Nusret” kishte vendosur fshehurazi mina në Ngushticë.

Ndërsa artileria turke me përpjekje të jashtëzakonshme shtinin nga topat kundër armikut. Zjarri i parë u hapë në orën 10.30 dhe përleshjet vazhduan për 7 orë resht.

Ndërkohë që anija e blinduar “Bouvet” ishte duke u fundosur në ujërat e thella të ngushticës, trupat e aleatëve kishin filluar të kuptonin kjo luftë nuk do të jetë e lehtë.

Si rezultat i luftimeve të gjata, forcat detare të aleatëve dhanë humbje të mëdha ku 6 prej 18 anijeve ishin shkatërruar.

Më 18 mars aleatët kuptuan se fitorja e pritur për një kohë të shkurtë është shumë e largët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme