Turqia e gatshme për kremtimin e Fitores së Çanakalasë

Ceremonia e kremtimit të 100-vjetorit të fitores së Luftës së Çanakalasë do të bëhet me 18 mars me një program të mrekullueshëm.

Turqia e gatshme për kremtimin e Fitores së Çanakalasë

Në kuadër të kremtimeve të 100-vjetorit të fitores së Lufës së Çanakalasë, Turqinë e vizitojnë një numër i madh të ftuarish.

Në kuadër të programit, nga Bosnjë-Hercegovina do të marrin pjesë ushtarakët dhe akademikët e pensionuar, të cilët do të vizitojnë vendet, ku kanë luftuar gjyshërit e tyre.

Ceremonia e kremtimit të 100-vjetorit të fitores së Luftës së Çanakalasë do të bëhet me 18 mars me një program të mrekullueshëm.

Në këtë ditë të posaçme, në Çanakala kanë ardhur mysafirë nga vende të ndryshme të botës.

Edhe boshnjakët do të jenë në mesin e mysafirëve, të cilët do të vizitojnë vendet, ku kanë luftuar gjyshërit e tyre para një shekulli.

Përfaqësia turke e Bosnjë-Hercegovinës organizoi një program me rastin e kësaj feste.

Në program morën pjesë 18 ushtarakë dhe akademikë të pensionuar.

Lufta e Çanakalasë zë vend të rëndësishëm edhe në historinë e boshnjakëve, me të cilët turqit ndajnë një të kaluar të përbashkët.

Edhe pse gjatë kësaj lufte Bosnja ishte nën sovranitetin e Austro-Hungarisë, me qindra boshnjakë erdhën në Çanakala për t'i ndihmuar Portës së Lartë, ku edhe ranë dëshmorë.

Me rastin e kremtimit të fitores së Luftës së Çanakalasë, përfaqësia turke e Bosnë-Hercegovinës më 18 mars në qytetin boshnjak Sanski Most do të organizojë një ceremoni përkujtimore në varrezat e dëshmorëve osmanë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme