Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Nis ndërtimi i TANAP-it në Turqi, 50 mld. dollarë vlerë e shtuar

Tubi i parë i Linjës Gazsjellëse Transanadolli (TANAP), që do të dërgojë në Evropë gazin azerbajxhanas nëpërmjet territorit të Turqisë, u vendos në tokë me një ceremoni të organizuar në provincën lindore turke të Karsit.

Nis ndërtimi i TANAP-it në Turqi, 50 mld. dollarë vlerë e shtuar

Gazsjellësi TANAP do të lidhë në 1.850 kilometra kufirin gjeorgjian të Turqisë me kufirin grek, si pjesë thelbësore e Korridorit Jugor të Gazit (SGC), duke përshkruar të gjithë Anadollin, saktësisht 19 provinca turke.

Rrjedha e parë e gazit natyror në pjesën turke të projektit 10 miliardë dollarësh planifikohet të nisë në vitin 2018, fillimisht me 16 miliardë metër kub dhe më pas, në vitin 2031, me gjithsej 31 miliardë metër kub. Nga totali i rrjedhës vjetore në TANAP, Turqia do të marrë 6 miliardë metër kub gaz natyror.

Falë vendeve të reja të punës, që do të krijohen nga ndërtimi i TANAP-it, Turqia pritet të përfitojë dhe një vlerë të shtuar prej 50 miliardë dollarësh. Sipas parashikimeve, linja gazsjellëse në fjalë do të krijojë rreth 15 mijë vende pune të reja.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme