Erdogan: Fitorja e Çanakalasë, epope e lavdishme e kombit turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka publikuar një mesazh me rastin e 18 Marsit, Dita Përkujtimore e Dëshmorëve dhe 100-Vjetori i Fitores Detare në Çanakala.

Erdogan: Fitorja e Çanakalasë, epope e lavdishme e kombit turk

Në këtë mesazh, kreu i shtetit turk thekson se Fitorja e Çanakalasë është një epope e lavdishme heroizmi, që është shkruar nga kombi turk i bashkuar, solidarizuar dhe dashuruar me atdheun.

“Dashuria për atdheun, që ne trashëgojmë nga të parët tanë, të cilët i kanë bërë të ditur botës se ‘Çanakalaja është e pakalueshme’; njëherësh është dhe garanci se këtij vatani të shenjtë, që na është lënë amanet, do t’i dilet për zot me të njëjtën besnikëri e ndërgjegje, si sot ashtu dhe në të ardhmen. Të frymëzuar dhe fuqizuar nga qytetërimi ynë i lashtë, ne, kombëtarisht të gjithë së bashku, do të vazhdojmë të përpiqemi për ta ngritur vendin tonë mbi nivelin e qytetërimeve moderne. Në këtë 100-vjetor të Fitores, ndërkohë që përkujtojmë me mirënjohje të thellë qindra-mijëra dëshmorët tanë, të cilët prehen në Çanakala; dua të rikujtoj se rruga e shlyerjes së borxhit ndaj dëshmorëve tanë kalon nga vendosmëria për t’i dalë për zot atdheut tonë, flamurit tonë, unitetit, sovranitetit dhe solidaritetit tonë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme