Volkan Bozkir: Bashkimi Evropian nuk ka një të ardhme pa Turqinë

Ministri turk i Integrimi Evropian, Volkan Bozkir, deklaroi se “Bashkimi Evropian nuk ka një të ardhme pa Turqinë”.

Volkan Bozkir: Bashkimi Evropian nuk ka një të ardhme pa Turqinë

Kreu i negociatave të Ankarasë me Brukselin mori pjesë në recepsionin e organizuar në Stamboll me rastin e Ditës Kombëtare të Hungarisë.

Në fjalën e rastit, Volkan Bozkir theksoi se tërheqja e kandidaturës së anëtarësimit nga Islanda nuk sinjalizon një problem në politikën e zgjerimit të BE-së.

Po ashtu, Bozkir vuri në pah se Turqia është një vend i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

“Nëse Turqia bëhet sot anëtare e BE-së, ajo ka një ekonomi më të mirë se 22 vende anëtare, është një vend 820 miliardë dollarësh dhe bashkë me Gjermaninë janë të vetmet shtete, që përmbushin kriteret e Mastrihtit. Prandaj, në kuadrin e këtij koncepti zgjerimi, vendi i Turqisë është krejtësisht i veçantë dhe ne, pa marrë parasysh afate kohore 2, 5, apo 10-vjeçare, jemi duke punuar për ta sjellë Turqinë deri në pikën e anëtarësimit. Realisht edhe BE-ja ka interesa të jashtëzakonshme për t’i vazhduar këto marrëdhënie me Turqinë. Unë mendoj se Bashkimi Evropian nuk ka një të ardhme pa Turqinë. Në një farë mënyre, Turqia është çelësi i zgjidhjes së problemeve aktuale”, tha ministri turk i Integrimit Evropian.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme