Erdogan: Nderi i kombit mbrohet duke rritur mirëqenien e tij

Të afërmit e dëshmorëve dhe veteranët në Turqi janë nderuar me Medalje Lavdërimi, urdhër shtetëror ky që u shpërnda me ceremoni njëherësh në 44 provinca të vendit.

Erdogan: Nderi i kombit mbrohet duke rritur mirëqenien e tij

Në ceremoninë kryesore, organizuar në Pallatin Presidencial në Ankara, 27 veteranëve të policisë e ushtrisë turke, si dhe të afërmve të dëshmorëve, iu akorduan Medalje Lavdërimi.

Gjatë fjalimit të rastit në ceremoni, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tërhoqi vëmendjen mbi lidhjen ndërmjet nderit dhe nivelit të mirëqenies së një vendi.

“Mbrojtja e nderit të këtij kombi realizohet me rritjen e mirëqenies së tij”, tha Presidenti Erdogan.

“Ne i shërbejmë Turqisë tonë në këtë formë dhe jo si të tjerët, me heroizma, me fjalë dhe duke bërtitur”, shtoi ai.

Lideri turk bëri gjithashtu një paralajmërim të rëndësishëm. “Ata, që duan ta bëjnë Turqinë Andaluzi, ta shndërrojnë Turqinë në Afrikë Qendrore dhe Lindore, apo t’i japin Turqisë fatin e Evropës Lindore dhe Ballkanit; nuk kanë hequr dorë kurrë nga ky synim”, theksoi Presidenti Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme