Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, 343 milionë dollarë ndihma për sirianët

Gjysmëhëna e Kuqe turke që nga dita e parë e aktivitetit të saj humanitar e deri më sot u ka dorëzuar njerëzve në nevojë në Siri ndihma materiale dhe ushqimore me vlerë 905 milionë e 987 lira (343 milionë dollarë).

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, 343 milionë dollarë ndihma për sirianët

Plot 4 vite më parë në Siri më 15 mars 2011 filluan protestat civile, që më pas u shndërruan në konflikt të armatosur. Që nga ajo ditë e deri më sot qytetarët sirianë filluan të hyjnë në kufirin turk. Gjysmëhëna e Kuqe Turke, e cila u mobilizua menjëherë për të plotësuar nevojat e këtyre grupeve njerëzish me ushqime dhe nevoja të ndryshme, qytetin (kampin) e parë të çadrave e ngriti në Jajladag të qytetit Hataj. Pas ngritjes të 5 qyteteve (kampe) me çadra në Hataj, më pas u ngritën kampe me çadra dhe kontejnerë edhe në provincat e tjera kufitare Kilis, Gaziantep, Shanllëurfa, Osmanije, Adëjaman, Kahramanmarash, Adana, Malatja dhe Mardin.

-Shpërndarja e ndihmave në "pikat zero"

Gjysmëhëna e Kuqe Turke sot plotëson të gjitha nevojat e 250 mijë sirianëve mysafirë në 23 kampe të ndryshëm. Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka zgjatur dorën e saj për të ndihmuar edhe qytetarët e tjerë sirianë në kufi, ku ndihmat vazhdojnë pa ndërprerje në pikat kufitare të quajtura "Pikat Zero".

Sipas kësaj Gjysmëhëna e Kuqe Turke në kuadër të punimeve të menaxhimit dhe koordinimit të territorit sirian bën shpërndarjen e ndihmave që merr nga depot transit në 12 pika të ndryshme të vendosura në pikat kufitare.

Ky institucion humanitar gjithashtu në pikat e kalimit kufitar Jajladagë të Hatajit, në fshatin Bykylmez të Rejhanllë, në Kilis Oncypënar dhe Karkamish në Gaziantep çdo ditë realizon shpërndarjen e ndihmave me anë të dyqaneve të shpërndarjes.

- Ushqimet përbëjnë 43 për qind të ndihmave të dërguara në Siri

Gjysmëhëna e Kuqe turke dërgon çdo ditë ndihma humanitare kryesisht ushqime, tashmë. Ky institucion është bërë si ilaç për plagët e miliona personave në Siri. Në kuadër të ndihmave janë përdorur 13 mijë e 677 mjete transporti, 156 milionë kg, 1 milionë e 150 kuti me ndihma, 2 milionë e 812 litra materiale me ndihma. Ndërsa 43 për qind të ndihmave të dërguara e përbëjnë ushqimet.

-Gjysmëhëna e Kuqe ka përqafuar të ardhurit nga Kobani

Ky institucion ka nisur gjithashtu ofrimin e ndihmave humanitare edhe për ata që janë larguar nga Kobani për shkak të konflikteve dhe të cilët janë strehuar në Turqi.

Për ditë me radhë Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka mbështetur banorët e Kobanit, të cilët ishin të etur dhe të uritur. Edhe në ditët në vijim institucioni bamirës do të vazhdojë të shpërndajë ndihma për personat në nevojë nga të dyja anët e kufirit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme