‘Treni Paqes’ mbërriti në Ankara

I nisur nga Stambolli treni me grupin e aktivistëve të paqes erdhi në Ankara dhe më 21 mars do të mbërrijë në Diyarbakir.

‘Treni Paqes’ mbërriti në Ankara

“Treni i Paqes” ishte nisur nga Stambolli me synimin për të siguruar mbështetjen e shoqërisë civile ndaj ‘procesit të zgjidhjes’. Pasi u ndal në qytetet Koacaeli dhe Eskisehir “Treni i Paqes” erdhi në Ankara.

Udhëtimi me tren është organizuar nga OJQ-ja me emrin “Platforma Shiko Paqen” dhe në të marrin pjesë një grup i përbërë nga gazetarë, shkrimtarë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Në stacionin e Ankarasë treni u prit nga drejtues të Ndërmarrjes Shtetërore të Hekurudhave të Turqisë (TCDD) dhe përfaqësues të disa organizatave të shoqërisë civile.

Grupi në stacionin e Ankarasë (Ankara Garı) bëri edhe një mbledhje të shkurtër.

Platforma "Shiko Paqen" për dy ditë do të ketë kontakte të ndryshme në Ankara.

Treni i Paqes në ditët në vijim do të vizitojë edhe provinca të tjera që ndodhen në rrugëtimin e tij dhe më 21 mars do të mbërrijë në qytetin e Diyarbakirit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme