"Cambridge", konferencë me temë "Perceptimi i Turqisë në Evropë"

Universiteti “Cambridge” në Britaninë e Madhe organizoi një konferencë me temë “Perceptimi i Turqisë në Evropë, Përhapja e Islamofobisë në Evropë dhe Efektet”.

"Cambridge", konferencë me temë "Perceptimi i Turqisë në Evropë"

Pjesëmarrës në konferencën e "Cambridge" ishte dhe ambasadori turk në Londër, Abdurrahman Bilgiç, i cili deklaroi gjatë fjalimit të hapjes se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është objektivë strategjike e Turqisë.

Duke theksuar se procesi i negociatave nuk po përparon për motive politike, që burojnë nga BE-ja; ambasadori Bilgiç sqaroi se problemet rajonale dhe globale shpalosin sërish domosdoshmërinë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet Turqisë dhe Evropës.

Kreu i misionit diplomatik turk në Britaninë e Madhe shprehu gjithashtu shqetësimin në lidhje me përhapjen e vrullshme të ksenofobisë dhe islamofobisë në Evropë, dukuri kjo që nisi me rilindjen e të djathtës ekstremiste në kontinentin e vjetër. “Terrorizmi nuk mund të identifikohet me islamin, apo dhe me ndonjë fe tjetër. Këto probleme mund të zgjidhen vetëm me tolerancë, pluralizëm dhe dialog”, tha ambasadori Bilgiç.

Ndërsa Lordi John Sharkey, kryetar i Grupit të Miqësisë me Republikën Turke të Qipros së Veriut në Parlamentin britanik, vuri në pah se Turqia, vend të cilin e ka vizituar për herë të parë rreth gjysmë shekulli më parë, ka bërë ndryshime shumë të mëdha me kalimin e kohës, duke e cilësuar atë si “demokraci industriale të madhe, një vend më i pasur dhe një fuqi rajonale reale”.

Pasi nënvizoi dallimet, që ekzistojnë ndërmjet perceptimit të një qytetari të BE-së për Turqinë dhe të kuptuarit të industrisë politike për këtë vend, Lordi Sharkey shpjegoi se përhapja e islamofobisë në aspektin global është lakuriqësisht e dukshme.

Islamofobia po avancon dhe përhapet me shpejtësi. Rritja e kësaj dukurie të pakëndshme krijon efekte negative edhe mbi perceptimin për Turqinë”, përfundoi anëtari i Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme