Erdogan pret Emirin e Katarit, në fokus energjia dhe ekonomia

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është takuar sot me Emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad al-Thani, i cili realizoi një vizitë të paparashikuar në Turqi.

Erdogan pret Emirin e Katarit, në fokus energjia dhe ekonomia

Erdogan e priti mysafirin e rëndësishëm katariot me ceremoni shtetërore në Pallatin Presidencial.

Menjëherë pas ceremonisë së pritjes, Presidenti Erdogan dhe Sheiku Al-Thani realizuan një takim 2-orësh pa praninë e mediave.

Sipas informacioneve nga burime presidenciale, gjatë bisedimeve mes liderit turk dhe atij katariot janë diskutuar zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe në sektorin e energjisë dhe ekonomisë, si dhe aktivitetet, që do të organizohen me rastin e 2015-s, që është shpallur Viti i Katarit në Turqi.

Presidenti turk dhe Emiri i Katarit kanë shkëmbyer mendime gjithashtu rreth zhvillimeve të fundit në Siri, Irak, Jemen dhe Palestinë.

Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad al-Thani, u larguan nga Ankaraja menjëherë pas takimit 2-orësh me Presidentin Recep Tayyip Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme