Davutollu mbledh kabinetin për procesin e zgjidhjes

Kryeministri Ahmet Davutoglu dhe stafi, u takuan për herë të parë për të diskutuar procesin e zgjidhjes së çështjes së terrorit pas thirrjes ndaj organizatës terroriste PKK për të braktisur armët.

Davutollu mbledh kabinetin për procesin e zgjidhjes

Në mbledhje morën pjesë edhe Zv/Kryeministrat Yalçin Akdogan, Bulent Arinç, Ali Babacan dhe Numan Kurtulmus, Ministrat e Brendshëm, Drejtësisë, Mbrojtjes, i jashtëm dhe Shefi i Shërbimit Sekret MIT Hakan Fidan.

Në mbledhjen ku u diskutuan zhvillimet pas thirrjes për braktisjen e armëve, të bërë në 28 shkurt, u shqyrtua harta rrugore e procesit dhe hapat që do të hidhen në ditët në vijim.

Pas mbledhjes, Kryeministri Davutoglu u takua kokë më kokë me Shefin e Shërbimit Sekret Hakan Fidan.

Thirrja e delegacionit HDP për të braktisur armët, e solli procesin e zgjidhjes në një fazë të rëndësishme.

Me afrimin e Nevruzit, janë rritur edhe pritshmëritë në lidhje me procesin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme