Erdogan: Duan të prodhojnë të pasur me dollarë

Presidenti Erdogan tha të shtunën se qeveria turke këtë javë do të marrë masat e nevojshme për të parandaluar rënien e vlerës së lirës turke kundrejt dollarit amerikan.

Erdogan: Duan të prodhojnë të pasur me dollarë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) njoftoi se qeveria turke këtë javë do të marrë masat e nevojshme për të parandaluar rënien e vlerës së lirës turke kundrejt dollarit amerikan.

"Javën e ardhshme do të bëjmë atë që duhet bërë", tha Erdogan gjatë një vizite në Gaziantep. Ai i porositi qytetarët që të mos investojnë në blerjen e dollarit, duke thënë se: "Mos mendoni se mund të pasuroheni në këmbimin e lirave turke me dollarë amerikanë. Nëse e bëni këtë, keni gabuar – i keni rënë murit me kokë".

Erdogan me këtë rast ka kritikuar politikën e Bankës Qendrore të Turqisë lidhur me normën bazë të interesit. "Dikush dëshiron të bëjë 'të pasur përmes të dollarit'", tha Presidenti Erdogan.

Në një moment gjatë të premtes vlera e dollarit amerikan ishte 2,64 lira, që shënon rënie të madhe të vlerës së monedhës turke kundrejt dollarit amerikan.



Lajme të ngjashme