Kriza në Siri nuk do të përfundojë edhe nëse eliminohet ISIS

Kryeministri turk, ka deklaruar se në bashkësinë ndërkombëtare ka një perceptim si ISIS vazhdon të jetë prezent sepse Turqia nuk aktivizon trupat e saj

Kriza në Siri nuk do të përfundojë edhe nëse eliminohet ISIS

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se në bashkësinë ndërkombëtare ka një perceptim se ISIS vazhdon të jetë prezent sepse Turqia nuk aktivizon trupat e saj. Ai ka ngritur pyetjen se pse ta bëjë dhe ta marrë një përgjegjësi të tillë vetëm Turqia dhe përse nuk përfshihen dhe aleatët e tjerë.

Davutoglu, në kuadër të vizitës në New York pasi u takua me biznesmenët dhe investitorë në hotelin Ritz mori pjesë si i ftuari i nderit në Konferencën Vjetore të Korporatave të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ai ka deklaruar se ISIS është shfaqur në mars 2013 dy vjet më vonë pas krizës në Siri, dhe sipas tij në këto dy vjet kanë humbur jetën një numër i madh i sirianëve dhe miliona të tjerë janë shpërngulur si refugjatë. Davutoglu ka theksuar se edhe po të eliminohet ISIS kriza në Siri nuk do të përfundojë.

Kryeministri turk u shpreh gjithashtu se ndaj Turqisë janë bërë dhe disa provokime se ka ndihmuar ISIS dhe sipas tij organizata ka lidhje me Al-Kaedën.

"Kjo organizatë terroriste ka qenë në burgun Ebu Gurejb. Këtu prezent kanë qenë forcat e SHBA-së. Kjo organizatë terroriste kaloi nga Iraku në Siri dhe gjatë kalimit të tyre në Siri regjimi sirian nuk ndërmori asnjë hap kundër tyre, madje liroi anëtarët e organizatës terroriste nga burgjet siriane. Në 2009 Maliki, bëri përgjegjës Esadin për sulmet terroriste në Bagdad dhe regjimi sirian ka patur kontakte me këtë grup. Që nga marsi 2013 e deri në qershor 2014, pra deri në sulmin ndaj Mosulit mes Sirisë dhe ISIS nuk kishte asnjë problem. Ata dolën kundër Ushtrisë së Lirë Siriane dhe më pas morën nën kontroll vende të tjera, ku ushtria siriane ndërmori bombardime dhe Ushtria e Lirë Siriane u detyrua të tërhiqej nga këto rajone, ndërsa më pas në këto rajone u vendos ISIS. Pra, në të vërtetë për arsye taktike ISIS u përhap në një rajon më të gjerë"- ka deklaruar Davutoglu.

- "Pse duhet të marrë këtë përgjegjësi vetëm Turqia ?"-

Davutoglu i cili parashtron se ISIS nuk ka qenë as në rendin e Irakut e as në atë të Sirisë derisa hyri në Mosul, ka deklaruar ndër të tjera se: "Jemi përballur me një rrezik shumë të madh, çfarë do të bëjmë? Për ta eliminuar këtë do të bëjmë gjithçka është e mundur. Organizata terroriste ISIS ka potencialin më të madh për të dëmtuar Turqinë, sepse me Sirinë kemi një kufi shumë të madh dhe 60 % e këtij kufiri është nën kontrollin e ISIS. Në lidhje me Sirinë problematika jonë është akoma më e madhe, sepse nuk kemi homolog. Të paktën në Irak e kemi një homolog ku dhe autoritetet tona dje ishin në Bagdad, ndërsa sot janë në Erbil. Forcat turke sigurojnë trajnime për Peshmergët. Por, në Siri me kë do të punohet? Kjo është edhe problematika që ne kemi prej 4 vjetësh në Siri. Ne ia kemi shprehur miqve tanë amerikanë dhe evropianë se duhen mbështetur Forcat e moderuara. ISIS po konsiderohet si të jetë një ushtri. ISIS posedoi armët e SHBA-së që i la ushtria e Irakut, armët e rënda, tanket e ushtrisë Irakiane kaluan në duart e ISIS. Ushtria e Irakut u largua nga Mosuli duke lënë dhe armët e rënda të cilat më pas kaluan nën kontrollin e ISIS".

- "Trajno dhe pajis një hap historik"-

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu thekson se përpjekjet kundër ISIS duhet të ndërmerren në bashkëpunim dhe se Turqia trajnon forcat e moderuara dhe i pajis ato. Ndërsa përsa i përket popullit sirian ai u shpreh se qëndron i shtypur mes palëve. Davutoglu shton më tej se: "Ne kemi deklaruar se po nuk trajnuat dhe pajisët forcat e moderuara do të dalë në pah radikalizmi dhe hapat barbare të regjimit do të rriten. Në këto troje ka afërsisht 60-70 mijë forca të moderuara të cilët mund të ndryshojnë balancat e pushtetit, kjo është shumë e rëndësishme. Është e padrejtë që popullit sirian ti njihen vetëm dy të drejta si, ose një regjim barbar ose një organizatë barbare terroriste. Këto dy zgjedhje janë të pa-mjaftueshme. Nuk duhet të themi se për shkak të ISIS, regjimi i Esadit është legjitim".

- Pjesëmarrjet në ISIS -

Davutoglu i cili ka folur dhe për pjesëmarrjet në ISIS nga Turqia ka vlerësuar se nuk mund të them se nuk ka asnjë kalim, por aq sa ka nga Turqia ka edhe nga vendet e tjera. Ai ka pohuar se Turqia po përpiqet të ndalojë kalimet nga territori i saj.

"Kolegët evropianë para 1.5 vitesh më pyetën se nëse mund të ndalohet ky kalim i luftëtarëve, ndërsa unë iu përgjigja se ne i marrim të gjitha masat e nevojshme, por në Turqi vijnë shumë turistë dhe ne nuk mund të fajësojmë njerëzit duke i parë në fytyrë nëse janë apo nuk janë terroristë. Na jepni emrat e këtyre personave dhe ne i ndalojmë hyrjen në Turqi”, ka thënë Davutoglu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme