Takimi i parë zyrtar në jahtin e Ataturkut

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, përdori për herë të parë jahtin e Ataturkut, Savarona, për një takim zyrtar me Anëtarin e Presidencës treshe të Bosnje-Hercegovinës, Bakir İzzetbegoviç.

Takimi i parë zyrtar në jahtin e Ataturkut

Pas anulimit të programit në Stamboll dhe kthimit në atdhe të Presidentit të Turkmenisë, Gurbanguli Berdimuhamedov për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, u anulua edhe takimi me Erdoganin në Savarona.

Edhe Presidenti Erdogan, takimin me Anëtarin e Presidencës treshe të Bosnje-Hercegovinës, Bakir İzzetbegoviç në Pallatin Yildiz, e zhvendosi në Savarona, duke bërë që ky të ishte takimi i parë zyrtar në jaht.

Dy liderët u hapën në det në ngushticën e Bosforit. Me këtë rast Erdogan i tregoi Izetbegoviçit vendin e ndërtimit të Urës Sulltan Yavuz Selim, urës së tretë në Bosfor e cila do të lidhë Evropën dhe Azinë.

Jahti i Ataturkut, Savarona i cili u zbrit në det në 28 mars 1931, edhe sot e kësaj dite, zë vend ndër jahtet më të mëdha në botë.

Jahti 84-vjeçar “Svarona”, ku themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Qemal Ataturku ka kaluar ditët e fundit të jetës, pas një pune restauruese dhe mirëmbajtjeje që zgjati 10 muaj, realizuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit është rikthyer në lundrim


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme