Turqia, liman i sigurt

Ekspozita me fotografi me titull “Turqia, Liman i Sigurt”, këtë herë është hapur në selinë e OKB-së në Gjenevë dhe në fokus ka historinë e sirianeve të strehuar në Turqi.

Turqia, liman i sigurt

Për shekuj me radhë tokat e Anadollit kanë qenë adresa e strehimit për të arratisurit nga tirania.

Historia e këtyre njerëzve, të cilët populli turk i ka pritur pa bërë dallime në gjuhë e fe, rrëfehet në një ekspozitë me fotografi që është hapur në selinë e OKB-së në Gjenevë.

Pas Perandorisë Osmane, e cila ka qenë vendstrehimi i të shtypurve duke filluar që nga Evropa e deri në Kaukaz, nga Afrika e Veriut e deri në Ballkan, edhe Republika e Turqisë vazhdon në të njëjtën mënyrë të zgjasë dorën e ndihmës për nevojtarët. Rreth 2 milionë sirianë e vazhdojnë jetën në Turqi.

Ekspozita me fotografi me titull “Turqia, Liman i Sigurt”, që është hapur në selinë e OKB-së në Gjenevë dhe që do të qëndrojë e hapur deri më 11 mars, rrëfen historinë e këtyre njerëzve.

Hapjen e ekspozitës e bënë zv/ministri i jashtëm turk, Naci Koru dhe Komiseri i Lartë i OKB-së për Refugjatet Antonjo Guterres (Antonio Guterres).

Guterres iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare përmes mikrofonit të TRT-së dhe tha se Turqia nuk duhet lënë vetëm.

Kurse Zv/ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Naxhi Koru (Naci Koru) nga ana e tij tha: “ashtu siç kemi pritur me krahë hapur hebrenjtë në shekullin e 15-të, ashtu po presim edhe në shekullin e 21-të sirianët që vazhdojnë të arratisen nga egërsia e tirania. Edhe pse kjo ne na prek edhe në aspektin financiar, edhe në atë social, ne do të vazhdojmë të kryejmë këtë detyrë në emër të njerëzimit”, u shpreh numri dy i diplomacisë turke.

Më herët ekspozita është hapur në Nju-Jork, Uashington dhe Otava, dhe pas rrugëtimi që do të ndjekë ajo pas Gjenevës është Bruksel, Berlin, Vienë, Strasburg dhe Paris.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme