Kryeministri Davutoglu pas Portugalisë do të kaloj në SHBA

Davutoglu në cilësinë e kryesuesit të radhës të grupit G-20 do ti shpjegoj përparësitë e Turqisë në politikën ekonomike.

Kryeministri Davutoglu pas Portugalisë do të kaloj në SHBA

Programin e ngjeshur të vizitave jashtë shtetit Kryeministri Ahmet Davutoglu do të vazhdoj në SHBA.

Në ndalesën e dytë të vizitave jashtë shtetit Kryeministri Davutoglu pas Portugalisë do të kaloj në Nju-Jork ku do të takohet me përfaqësuesit e botës së ekonomisë.

Gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e kompanive të investimeve në Nju-Jork, Kryeministri Davutoglu do ti bëjë një vlerësim kushteve të Turqisë për financim dhe investim.

Davutoglu në cilësinë e kryesuesit të radhës të grupit G-20 do ti shpjegoj përparësitë e Turqisë në politikën ekonomike.

Me punimet e bëra deri më tani Turqia synon që Stambolli të bëhet njëra prej 5 qendrave të botës të financave.

Gjatë takimeve me peshë ekonominë që do të zhvilloi Kryeministri Davutoglu në SHBA, ai do të ketë edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki-Moon.

Në këtë takim Davutoglu dhe Moon do të bisedojnë për mënyrat e zgjidhjes së problemeve rajonale dhe atyre globale.

Me rastin e aktiviteteve që do të organizohen për Ditën Botërore të Grave, Kryeministri Davutoglu do të mbaj një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme