Droni turk, "Karayel", gati për mision (video)

Avioni taktik i telekomanduar, “Karayel”, që do të japë një kontribut të fuqishëm për ngjitjen e Turqisë në shkallët e para të ligës botërore të dronëve, ka përfunduar me sukses fluturimet testuese me ngarkesë të dobishme.

Droni turk, "Karayel", gati për mision (video)

Karayel” ka shfaqur një performancë të përkryer me kamerën e tij 51 kg, duke vërtetuar kështu se është gati për t’u bërë pjesë e inventarit të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Misionet bazë të këtij droni, prodhim tërësisht kombëtar turk i kompanisë së industrisë së mbrojtjes “Vestel Defence Industry”, do të jenë zbulimi dhe mbikëqyrja.

Siç njoftojnë burime nga ushtria turke, droni “Karayel” është i aftë të ngrihet deri në 22.500 ft lartësi dhe të qëndrojë në ajër deri në 20 orë me 70 kg ngarkesë të dobishme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme