Rikujtim për aplikimin e bursave për studime në Turqi

Afati i fundit për këtë aplikim që ka filluar në 25 shkurt është data 31 mars 2015.

Rikujtim për aplikimin e bursave për studime në Turqi

Në kuadër të bashkëpunimit me Turqinë në fushën e arsimit dhe shkencës, Qeveria Turke, për vitin akademik 2015-2016, ofron për shtetasit shqiptarë bursa për studime pasuniversitare në Master dhe Doktoraturë pranë universiteteve në Turqi, në degë të shumta.

Afati i fundit për këtë aplikim që ka filluar në 25 shkurt është data 31 mars 2015.

Një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit referojuni adresës në internet: www.trscholarships.org , ku gjendet e detajuar e gjithë procedura që duhet të ndiqni për të konfirmuar një regjistrim të suksesshëm në dy opsione në turqisht ose në anglisht.

Procesi i aplikimit online është tërësisht falas dhe shumë i thjeshtë, për këtë arsye jeni të lutur të mos i besoni agjencive që ofrojnë shërbime kundrejt pagesave.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme