Davutollu: Në Turqi askush nuk duhet të flasë me gjuhën e armëve

Reagimi i parë pas thirrjes që PKK të braktisë armët që është një hap i rëndësishëm për luftën kundër terrorit në Turqi, ka ardhur nga Kryeministri Ahmet Davutoglu.

Davutollu: Në Turqi askush nuk duhet të flasë me gjuhën e armëve

“Në këto toka, tashmë askush nuk duhet të flasë me gjuhën e armëve. Ne do të ndjekim nga afër zbatimin e thirrjes që u bë sot” tha Kryeministri Davutollu.

Vlerësimin e këtij zhvillimi që cilësohet historik, Kryeministri Davutoglu e bëri gjatë kongresit të Rinisë së Partisë AK dhe nënvizoi se në Turqi do të marrë fund dhuna dhe armët dhe do të hapet rruga e demokracisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme