Davutollu bëri prezantimin e tunelit të ri në Stamboll

Tuneli në fjalë përbëhet nga tre kate, ku në dy prej tyre do të kalojnë automjetet, ndërsa njëri prej tyre do të përdoret si rrugë për metro.

Davutollu bëri prezantimin e tunelit të ri në Stamboll

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutollu, ka marrë pjesë sot në prezantimin e "mega projektit", tunelit të dytë që do të kalojë poshtë detit dhe do të lidhë Evropën me Azinë.

Tuneli në fjalë përbëhet nga tre kate, ku në dy prej tyre do të kalojnë automjetet, ndërsa njëri prej tyre do të përdoret si rrugë për metro. Gjatë programit të lançimit të projektit Kryeministri i vendit Davutollu në lidhje me projektin e madh të tunelit tre-katësh në Stambollit tha:

"Me këtë projekt të integruar do të lidhen 9 sisteme hekurudhore në Stamboll. Të gjitha akset kryesore në Stamboll do të lidhen me njëra- tjetrën. Ura Fatih Sulltan Mehmet, Ura e Bosforit dhe Ura e Javuz Sulltan Selimit do të lidhen me njëra -tjetrën në një unazë. Ura Fatih Sulltan Mehmet, e cila ka nevojë për një kalim të autostradës dhe Ura e Bosforit e cila do të plotësohet me kalimin e metrosë do të bëhen unitet në një linjë të vetme me mega projektin tre-katësh".

Kryeministri Davutollu, shtoi më tej: "Lajmi i mirë që po ju paraqesim sot, mega projekti tre-katësh, projekti i madh i tunelit tre-katësh të Stambollit ka edhe një kuptim simbolik që do të thotë se tre katet kanë kuptimin e 3 perandorive që kanë sunduar më parë këtë qytet. Tre katet, të cilat janë 2 kate me rrugë automobilistike dhe një kat për metronë të cilat kalojnë poshtë ngushticës së Bosforit në një tunel 6.5 kilometra, në një kuptim janë shteti 4 i madh i Stambollit pas tre perandorive e cila do të jetë edhe goditja në shenjë e Qeverisë së Republikës së Turqisë. Stambolli është i denjë për çdo gjë. Stambollit i shkon çdo gjë”.

Davutollu, në lidhje me projektin e madh të tunelit tre-katëshe të Stambollit gjithashtu tha se ky projekt është një projekt miqësorë me mjedisin, është një projekt i cili nuk do të dëmtojë aspak imazhin e Stambollit. Përkundrazi do të heqë dëmin e shkaktuar nga trafiku. Me këtë projekt gazrat serë do të pakësohen me 115 mijë ton në vit, dhe gjithashtu vëllimi i gazit ndotës të ajrit do të reduktohet 29 mijë ton. Pa ndjerë nevojën për të përdorur një tokë të re trafiku i Stambolli do të lirohet, ka shpjeguar kryeministri turk.

Kryeministri Davutollu, duke theksuar se tenderimet e projektit të madh të tunelit tre-katësh të Stambollit do të përfundojnë para zgjedhjeve më 7 qershor ai tha se
"Shpresojmë që brenda 5 vjetësh pa hyrë në vitin 2020 projekti i madh i tunelit tre-katësh të Stambollit do të jetë gati për ti shërbyer Stambollit, Turqisë dhe Botës".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme