Çiçek për vizitë në Kanada

Kryeperlamentari Çiçek zhvilloi vizita në Parlamentin e Kanadasë dhe Dhomën e Komuneve të Kanadasë

Çiçek për vizitë në Kanada

Kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Xhemil Çiçek ndodhet për një vizitë zyrtare në Kanada.

Në ditën e dytë të vizitës së tij Kryeparlamentari Çiçek dhe delegacioni që e shoqëron morën pjesë në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Kanadasë.

Me rastin e pjesëmarrjes së Kryeparlamentarit Çiçek në seancat plenare të Parlamentit të Kanadasë dhe të Dhomës së Komuneve të Kanadasë, në rend të ditës ishte edhe çështja e pretendimeve armene.

Duke e bërë të ditur se diaspora armene është duke zhvilluar një lobim të ngjeshur kundër Turqisë, Çiçek tha se “Ne duam që e vërteta historike të dalë në shesh. Për fat të keq disa vende përdorin parlamentet e tyre dhe përpiqen të miratojnë vendime kundër Turqisë. Njëra prej këtyre vende është edhe kjo. Ne u përpoqëm që së bashku me deputetët nga partia në pushtet dhe ato opozitare ti sqarojmë pikëpamjet e Turqisë”.

Më pas Çiçek u takua me përfaqësuesit e komuniteteve turke në Ottawa dhe Montreal.

Pas përfundimit të kontakteve në kryeqytetin Ottawa, Çiçek do të kaloj në Toronto.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme