Erdogan pret në takim Kryeministrin e kurdëve të Irakut

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti sot në takim Kryeministrin e qeverisë rajonale kurde në veri të Irakut, Neçirvan Barzani.

Erdogan pret në takim Kryeministrin e kurdëve të Irakut

Takimi Erdogan-Barzani u realizua në Pallatin Presidencial, pa praninë e mediave.

Të pranishëm në këtë takim ishin gjithashtu ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi; ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Taner Yildiz; nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Feridun Sinirlioglu dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës, Ibrahim Kalin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme