Erdogan: Turqia të diskutojë sistemin presidencial dhe kushtetutën e re

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se “Turqia, në këto zgjedhje legjislative, duhet të diskutojë gjatë e gjerë për Turqinë e re, sistemin presidencial dhe kushtetutën e re”.

220761
Erdogan: Turqia të diskutojë sistemin presidencial dhe kushtetutën e re

I pranishëm të hënën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shërbimet kontraktuese jashtë shtetit, organizuar nga Unioni i Kontraktuesve të Turqisë (TMB), Presidenti Erdogan theksoi në fjalën e rastit se Parlamenti, pas zgjedhjeve legjislative të 7 qershorit 2015, duhet të punojë fuqishëm mbi sistemin presidencial dhe të nxjerrë përfundimin pa humbur kohë.

Duke u ndalur tek avantazhet e sistemit presidencial, Erdogan tërhoqi vëmendjen se “në rast se sistemi nuk është dinamik, s’hap rrugën dhe bllokon, atëherë nuk mund të shkohet asgjëkund”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme