Bilgiç: Nis së shpejti trajnimi në Turqi i opozitës siriane

Projekti trajno-furnizo, që synon trajnimin në Turqi të opozitarëve të moderuar sirianë, ka arritur në fazën përfundimtare.

Bilgiç: Nis së shpejti trajnimi në Turqi i opozitës siriane

Zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, Tanju Bilgiç, deklaroi sot se procesi i negociatave ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë për trajnimin e opozitës siriane është përmbyllur me sukses dhe se memorandumi i mirëkuptimit do të firmoset së shpejti.

“Ka shumë gjasa që detyrimet, të cilat burojnë nga memorandumi në fjalë për palët përkatëse, të jetësohen brenda muajit të ardhshëm”, u shpreh Bilgiç.

Ai u ndal gjithashtu mbi çështjen e protokolleve Armeni-Turqi, që Presidenti armen, Serzh Sargsyan, i tërhoqi nga Parlamenti gjatë ditëve të kaluara.

“Kjo sjellje e Armenisë nuk na duket e drejtë. Ky veprim i fundit i Erevanit tregon qartë se qëndrimi i Armenisë në lidhje me protokollet në fjalë është që prej fillimit kontradiktor dhe jo i sinqertë. Mund të themi se në këtë proces, që shkon drejt 100-vjetorit të ngjarjeve të 19015-s, Armenia ka nisur një tentativë të re për të fajësuar Turqisë. Megjithatë, sikurse në të kaluarën edhe sot, Turqia do të vazhdojë t’i qëndrojë besnike procesit të normalizimit, që është dhe synimi themelor i këtyre protokolleve”, theksoi zëdhënësi i MPJ në Ankara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme