Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (AIE) i besohet një turku

Duke filluar që nga muaji shtator Fatih Biroll do të marrë kryesimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ku për momentin punon si kryeekonomist.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (AIE) i besohet një turku

Kryeekonomisti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (AIE), Fatih Birol, do të marrë kryesimin e organizatës ndërkombëtare duke nisur që nga muaji shtator në vend të Maria van der Hoeven, mandati i të cilës do të përfundojë, njoftoi të premten dega energjetike e vendeve të zhvilluara të OSBE-së.

“Këshilli administrativ i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë konfirmoi këtë javë emërimin e Fatih Birol, si drejtor i ri ekzekutiv i agjencisë. Ai do të pasojë Maria van der Hoeven, maria van der hoevenmandati katërvjeçar i të cilës do të përfundojë më 31 gusht 2015”, theksoi AIE-ja në një komunikatë.

Me kombësi turke, lindur në vitin 1958 në Ankara, Birol u bë pjesë e AIE-së në vitin 1995, pasi kishte punuar në sekretarinë e Organizatës së Vendeve Eksportuese të naftës (OPEC), në Vjenë.

E përjavshmja amerikane ”Forbes” e cilësoi si një prej personaliteteve më influente të skenës energjetike botërore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme