Turqi - Ndryshon ligji i punësimit për të huajt

Kryesisë së Kuvendit i është paraqitur projektligji i përgatitur nga Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale, i cili sjell rregullime të reja mbi punësimin e shtetasve të huaj në Turqi.

Turqi - Ndryshon ligji i punësimit për të huajt

Zhvillim i rëndësishëm në punësimin e të huajve në Turqi.

Projektligji për Punësimin e të Huajve i është paraqitur Kryesisë së Kuvendit (TBMM).

Projektligji është përgatitur nga Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale dhe përfshin shumë rregullime që interesojnë jetën e punës së shtetasve të huaj.

Sipas projektligjit të ri në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Sigurisë Sociale do të krijohen departamente të reja si “Drejtoria e Përgjithshme e Punësimit të të Huajve” dhe “Këshilli Konsultativ i Politikës për Punësimin e të Huajve në Turqi”.punesimi i te huajve

Me miratimin e projektligjit e drejta për punë do t’u jepet edhe shtetasve të huaj, të cilët bazuar në marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara edhe nga Turqia hyjnë në kategorinë e personave që nuk kanë nevojë të marrin leje pune.

Shtetasit e huaj që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në Turqi me leje të rregullt qëndrimi ose kanë marrë leje pune pa ndërprerje të paktën për 8 vite do të kenë të drejtën të aplikojnë për leje pune të përhershme.

Ndërsa shtetasit e huaj që konstatohet se punojnë pa leje pune do të depërtohen.

Projektligji u siguron mundësi punësimi në Turqi edhe personelit të huaj shëndetësor. Ndërsa parimet dhe procedurat në lidhje me sistemimin dhe emërimet si dhe transferimet e doktorëve të huaj do të përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme