Turqia, një destinacion i rëndësishëm për investime

Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Institutit Ndërkombëtar Financiar mbajtur në Stamboll Zëvendëskryeministri Ali Babaxhan tha se vendet në zhvillim janë shanse të rëndësishme për investitorët që synojnë dinamizmin dhe rritjen.

Turqia, një destinacion i rëndësishëm për investime

Zëvendëskryeministri Ali Babaxhan mori pjesë në mbledhjen e Institutit Ndërkombëtar Financiar mbajtur në Stamboll, për arsye se këtë vit presidencën e radhës së grupit G20 e ka Turqia.

Në fjalën që mbajti këtu Babaxhan vlerësoi gjendjen e vendeve në zhvillim.

Shefi i ekonomisë turke vuri theksin në pritshmëritë në rritje të këtyre vendeve, ndërsa nënvizoi rëndësinë rajonale të Turqisë si dhe okazionet investuese, duke thënë se Turqia është një qendër e rëndësishme për të investuar.

Babaxhan ndau me të pranishmit edhe punimet që vazhdojnë për ta kthyer Stambollin në një qendër financiare ndërkombëtare.

Babaxhan tha se është përgatitur një program për reformë strukturore të gjithanshme për 4 vitet e ardhshme, duke shtuar se në lidhje me këtë kanë planifikuar mbi 1 mijë e 200 planveprimi në 25 tema të ndryshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme