Turqi - 7 klandestinë të vdekur nga mbytja e anijes që i transpo

Një anije që transportonte emigrantë të paligjshëm është mbytur afër brigjeve të Marmarsit në Turqi duke shkaktuar 7 të vdekur, ndërkohë që dy klandestinë rezultojnë të humbur.

Turqi - 7 klandestinë të vdekur nga mbytja e anijes që i transpo

Ngjarja është kuptuar me daljen në ishull me not të njërit prej klandestinëve.

Ekipet e rojës bregdetare turke shkuan në vendin ku ishte mbytur anija dhe filluan punimet e shpëtimit.

Me ndërhyrjen e ekipeve u shpëtuan 5 emigrantë të jashtëligjshëm.

Punimet e kërkim-shpëtimin vazhdojnë me 2 helikopterë, 2 aeroplanë dhe një numër të madh motoskafësh.

Siç bëjnë të ditur autoritetet anija ishte mbytur për shkak të një zjarri që kishte rënë në pjesën e motorit.

Prefekti i qytetit Mugla të Turqisë, Amir Çiçek ka njoftuar se ka shkuar në 7 numri i të vdekurve në anijen që u mbyt për shkak të një defekti në motor në gjirin e hapur Hisarony të Marmarisit, ndërsa ishte duke transportuar në mënyrë të paligjshme klandestinë për në Greqi.

Prefekti Çiçek ka shkuar në skelën Slimije, ku janë transportuar klandestinët e shpëtuar nga anija e mbytur. Ai ka marrë informacione nga autoritetet rreth klandestinëve dhe në një prononcim për gazetarët ka pohuar se sipas informacioneve të para ka mësuar se klandestinët natën e premtes janë përpjekur të kalojnë në mënyrë ilegale jashtë vendit.

Çiçek, i cili thekson se gjendja 5 klandestinëve të shpëtuar është e mirë, u shpreh se: "Sipas informacioneve të marra nga personat që kanë shpëtuar në anije kanë qenë gjithsej 15 persona. Nga këta, kemi gjetur trupat e 7 prej tyre, jemi në kërkim edhe të 2 prej trupave. Shpresojmë që ti gjejmë edhe ata gjallë dhe aktualisht hetimet vazhdojnë. Sipas informacioneve paraprake që kemi marrë klandestinët janë me origjinë nga Irani dhe Iraku”. Klandestinët e shpëtuar nga skela Selimije u dërguan me ambulancë për në spitalin e shtetit në Marmaris.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme