Presidenti Erdogan për vizitë në Amerikën Latine

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në javën e ardhshme do të dal në një turne në Amerikën Latine. Gjatë këtij turneu ai do të vizitojë Kolumbinë, Kubën dhe Meksikën. Stacioni i parë do të jetë Kolumbi. Kjo vizitë mbanë cilësinë e vizitës së parë të realizuar nga Turqia në nivelin Presidencial që nga viti 1995.

Presidenti Erdogan për vizitë në Amerikën Latine

Gjatë vizitave parashikohet që me shtetet e Kolumbisë, Kubës dhe Meksikës të diskutohen çështja e marrëdhënieve bilaterale, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve në fusha të ndryshme.

Gjithashtu, nga takimet e këshillave të punës biznesmenët në shoqëri të Erdoganit do të kenë mundësinë që të takohen me homologët vendor, të vlerësojnë projektet e dyanshme tregtare dhe investuese, si dhe zgjerimin dhe zhvillimin e projekteve aktuale.

Raportohet se këto vizita të Turqisë në vendet e rajonit që kanë qëllim fuqizimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat do të vazhdojnë me një vendosmëri edhe gjatë proceseve në vazhdim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme