SHBA-të, keqardhje që nuk kanë dëgjuar propozimet e Turqisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin keqardhje që nuk kanë marrë në konsideratë propozimet e Turqisë për Sirinë dhe Irakun... Këtë pohim e ka bërë vet sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë një bisede me homologun turk, Mevlut Çavusoglu.

SHBA-të, keqardhje që nuk kanë dëgjuar propozimet e Turqisë

Pjesëmarrës në një emision televiziv të mërkurën në mbrëmje, ministri Çavusoglu ka thënë se administrata e SHBA-ve shprehet me keqardhje, si nëpër mbledhje të ndryshme ashtu dhe gjatë takimeve dypalëshe, për arsye se nuk i ka vlerësuar sa dhe kur duhet propozimet, konstatimet dhe analizat e Turqisë në lidhje me Sirinë dhe Irakun. “Këtu përfshihet edhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry”, ka shtuar shefi i diplomacisë turke.

Çavusoglu, i cili ka tërhequr vëmendjen edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit në luftën antiterror, ka shpjeguar se Ankaraja zyrtare, në kuadër të parandalimit të kalimit të luftëtarëve të huaj në Siri dhe Irak, ka ndaluar hyrjen e 9.915 personave në Turqi, kurse 65.000 qytetarë të huaj janë deportuar pas konstatimeve të forcave të sigurisë.

Sa i përket qeverisë së re në Athinë, ministri i Jashtëm turk ka thënë se vendosja e stabilitetit ekonomik dhe politik në Greqi është më mirë edhe për Turqinë, nga aspekti i zgjidhjes së problemeve dhe negociatave për Qipron.

Ndërsa në lidhje me largimin e palës grekoqipriote nga tryeza e bisedimeve, Mevlut Çavusoglu theksoi se udhëheqja greke e Qipros duhet më parë të tregojë vendosmëri për zgjidhjen e problemit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme