Studentët e huaj për gazetari kryejnë stazh në TRT

Gjithsej 15 mijë studentë nga 170 vende janë duke kryer stazh nëpër institucionet publike të Turqisë.

Studentët e huaj për gazetari kryejnë stazh në TRT

Studentët e huaj në Turqi kanë filluar stazhin në TRT.

Në kuadër të një projekti të Departamentit pranë Kryeministrisë Turke për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme një numër i madh studentësh që vazhdojnë studimet e larta në universitetet turke (Bachelor dhe Master) po realizojnë vizita në institucionet publike. 60 prej këtyre studentëve të huaj për një javë do të bëjnë stazh në TRT.

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së Shenoll Goka (Şenol Göka) në pritjen që u bëri studentëve renditi edhe rekomandimet e tij:

“Mos u mjaftoni me trajnimin që do të merrni këtu. Mundohuni që të merrni kontribute dhe të përfitoni patjetër nga çdo trajnim profesional që do të mbështesë këtë trajnim, ashtu edhe nga të gjitha trajnimet e tjera që do t’ju ndihmojnë të zhvilloni dijet dhe aftësitë tuaja”,- u shpreh Drejtori i TRT-së.

Shenol Goka kërkoi nga studentët që të vazhdojnë ti ruajnë lidhjet me Turqinë, edhe pas përfundimit të studimeve.

Departamenti i Turqve Jashtë Shtetit dhe Komuniteteve të Afrishme po punon që me mijëra studentë që vijnë nga shumë vende të botës për të studiuar, të jenë secili nga një “vullnetar i Turqisë”.

Gjithsej 15 mijë studentë nga 170 vende janë duke kryer stazh në institucionet publike të Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme